Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë vetëm dy aktivitete, që nuk lidhen me aktivitetin real të biznesit: Administrata publike dhe taksat neto. Sipas të dhënave paraprake të INSTAT, që mbështeten mbi vlerësimet e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) tremujor, aktiviteti i “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, kontribuoi me 1.71 pikë përqindje dhe “Taksa neto”, me 1.11 pikë përqindje. Sektorët e ekonomisë reale (“Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi,; furnizimi me ujë”- “Bujqësia, pyjet dhe peshkimi”- “Informacioni dhe komunikacioni”- “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”- “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të...