Pastrimi i parave dhe turizmi çojnë euron në një tjetër nivel minimal rekord; Si ra 31% nga 2016-a
Euro ka shënuar një tjetër nënçmim gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor, duke zbritur për herë të parë nën 95 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 94.96 lekë, ose -0.09 lekë më pak se një ditë më parë. Për periudhën nga 1 janar deri në 12 qershor, euro është këmbyer mesatarisht me 95.95 lekë, me një rënie prej në 1.4% në krahasim me 97.3 që ishte për vitin 2025. Teksa rënia e monedhës së përbashkët ka nisur që nga viti 2016, nënçmimi ka qenë më i fortë që nga 2023-shi. Në 2015-n, një euro u këmbye mesatarisht me 139.7 lekë, teksa monedha e përbashkët ishte luhatur në kufijtë mes 138-140 lekëve për gjashtë vite...
Burimi:
syri.net