Pas transportit, edhe furrat e bukës shqetësim për POS: Kufizojnë blerjet me kartë nën 1 mijë lekë
Pas shoqatave të transportit publik, shqetësimi për instalimin dhe përdorimin e pajisjeve POS/POI për pagesa me kartë bankare është ngritur edhe nga prodhuesit e bukës. Në një njoftim, Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave ngre shqetësimin se për shkak të kostove të komisioneve bankare, shumë dyqane të tregtimit të bukës në vend nuk lejojnë blerjet me kartë për shuma nën 500 deri 1,000 lekë. Në njoftim thuhet se bizneset po përballen me kosto të larta nga komisionet bankare në transaksionet elektronike, ndërsa disa subjekte kanë vendosur kufizime për përdorimin e kartës në blerje të vogla ose kanë informuar klientët për mbulimin e komisionit. Sipas shoqatës, mospërdorimi i kartës bankare për blerje nën këtë vlerë mund të kufizojë ofrimin e shërbimit, sidomos për turistët e huaj,...
Burimi:
sot.com.al