Paqja fiskale dhe ligji i faljes, afatet e shkurtra rrezikojnë zbatimin. Ekspertët kërkojnë shtyrje

Paqja fiskale dhe ligji i faljes, afatet e shkurtra rrezikojnë zbatimin. Ekspertët kërkojnë shtyrje

Pas hyrjes në fuqi të udhëzimeve për zbatimin e ligjit të “Paqes Fiskale” dhe atij për faljen e detyrimeve tatimore, doganore dhe të pushtetit vendor ekspertët paralajmërojnë se afatet e shkurtra për aplikim dhe pagesa mund të krijojnë vështirësi për bizneset dhe administratën tatimore. Audituesi ligjor Bujar Bendo thekson se udhëzimet e ligjeve janë miratuar dy muaj me vonesë, ndërsa afatet për zbatimin e tyre janë shumë të kufizuara. “Që në fillim do të doja të theksoja një disproporcion në kohë të efektshmërisë së akteve administrative. Me dy muaj vonesë është nxjerrë udhëzimi i ministritë financave për marrëveshjen e Paqes Fiskale. Po në këtë limit kohor është nxjerrë edhe një udhëzues i administratës tatimore. Ky i fundit ka përcaktuar subjektivisht një afat kohor të shtrënguar...