Papunësia e të rinjve në rritje, tregu i punës “braktis” brezin e ri

Papunësia e të rinjve në rritje, tregu i punës “braktis” brezin e ri

Integrimi i të rinjve në tregun e punës vijon të mbetet një nga sfidat më të mprehta që ekonomia vendase nuk po zgjidh prej vitesh. Të dhënat më të fundit të Anketës Tremujore të Forcave të Punës për tremujorin e parë 2026 shkalla e punësimit për të rinjtë ka pësuar një rënie të vazhdueshme, duke zbritur në nivelin 42,8%, nga 44.8% në tremujorin e parë të Vitit 2025. Në kahun e kundërt, popullsia e moshës 30-64 vjeç shfaq një situatë krejtësisht tjetër, duke ruajtur një shkallë punësimi të lartë dhe të qëndrueshme prej 78,6% në fillim të këtij viti. Përveç vështirësive në gjetjen e një vendi pune, të rinjtë përballen edhe me një shkallë alarmante papunësie, e cila ka arritur në 16,9% gjatë tremujorit të...