Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Mbi 17 mijë aplikime ka pasur nga qytetarët për të rivlerësuar pronën e tyre me tatim të reduktuar 5 përqind. Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu tha se më shumë interes ka nga qytetarët në Tiranë dhe vendet bregdetare. Sipas tij, periudha e verës ka pasur edhe një interes të shtuar për rivlerësimin e pronave. “Interesi ka qenë goxha i lartë. Dy muajt e para ishin të ngarkuara, tani ka rënë ritmi. Shikojmë tani pjesën e verës, të qershorit dhe korrikut që rikthehen emigrantët dhe ka interes akoma më të shtuar. Pjesa më e madhe është kryeqyteti, Tirana, pastaj është pjesa e bregdetit. Durrësi, Vlora dhe Saranda. Interesi është nga ana e qytetarëve. Ata janë përfituesit...