Koçiu në startup-in në Durrës: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi reale për të siguruar financim

Koçiu në startup-in në Durrës: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi reale për të siguruar financim

Programi qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të lehtësojë aksesin në financim për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, duke u krijuar mundësi të investojnë, të rrisin aktivitetin dhe të bëhen më konkurruese. Programi ofron financim deri në 200 milionë lekë për çdo përfitues, me norma interesi preferenciale 2–3% me afat 10 vjet, ndërsa përmes Garancisë Sovrane shteti mbulon deri në 70% të vlerës së kredisë, duke ulur ndjeshëm rrezikun për bankat dhe kostot e huamarrjes për sipërmarrjet. Programi mbështetet nga një fond fillestar prej 250 milionë eurosh, i vënë në dispozicion me synim që të shtohet ky fond derinë 1 miliard euro , dhe u drejtohet bizneseve që operojnë në të gjitha fushat e ekonomisë, me përparësi për bujqësinë, agro-përpunimin, prodhimin, teknologjinë, turizmin, tregtinë,...