OBP tender 1.2 milionë euro për furnizimin me karburant të institucioneve shtetërore
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një tender me fond limit rreth 1.19 milionë euro pa TVSH për furnizimin me karburant të disa institucioneve publike, sipas dokumenteve të procedurës. Vlera e përgjithshme e kontratës është 111.7 milionë lekë dhe tenderi është ndarë në dy lote. Loti i parë, për furnizimin me gazoil 10 ppm, ka fond limit 91.7 milionë lekë, ose rreth 979,700 euro pa TVSH. Në të përfshihen kërkesat e tetë institucioneve, mes tyre Garda e Republikës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë. Furnizimi do të realizohet kryesisht përmes kartave elektronike në pikat e karburantit të operatorit fitues. Për Degën e Doganës Pogradec, dokumentet parashikojnë edhe furnizim me autobot në magazinën e...
Burimi:
syri.net