Gjendet i pajetë në banesë trupi i të moshuarit në Pogradec, ja për çfarë dyshohet! Jetonte i vetëm, djali i tij…
Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Buçimas, në Pogradec, pasditen e sotme (11 gusht). Mësohet se viktima jetonte i vetëm, kurse Policia ngriti grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Mësohet se djali i tij, pasi nuk ka mundur të kontaktojë me të në telefon, ka njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesë, ku kanë gjetur 85-vjeçarin pa shenja jete. Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes.
Burimi:
javanews.al