“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

I dyshuari për zjarrin e madh në Krujë ditë më parë ka dhënë një dëshmi befasuese për hetuesit pas arrestimit, teksa u lirua pas marrjes në pyetje, ku mohoi krimin e piromanisë. “Po përpiqesha ta fikja zjarrin”, mësohet të jetë shprehur Qemal Berhami, që po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria. Sipas dëshmisë së zbardhur nga gazetarja Anila Hoxha, i moshuari ka mohuar të ketë shkaktuar zjarrin dhe ka deklaruar se në momentin kur ka parë flakët, ka marrë një zorrë uji dhe është përpjekur t’i shuante. Lirimi i tij erdhi pasi Prokuroria e cilësoi ndalimin si të paligjshëm. Në fashikujt e Prokurorisë thuhet se nuk kishte prova që e implikonin 74-vjeçarin, ndërsa nuk ishte njoftuar organi i akuzës për ndalimin. Gjithashtu, Berhami rezulton...