Një tjetër hap drejt BE-së, Shqipëria bëhet pjesë e projektit europian për pronësinë intelektuale

Një tjetër hap drejt BE-së, Shqipëria bëhet pjesë e projektit europian për pronësinë intelektuale

Shqipëria është bërë pjesë e projektit të ri të Bashkimit Europian “EU4IP – Ballkani Perëndimor”, një nismë që synon forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale dhe afrimin e vendeve të rajonit me standardet europiane në këtë fushë. Programi u lançua zyrtarisht në bashkëpunim mes Bashkimit Europian, Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Europian (EUIPO) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe Republikës së Moldavisë. Projekti synon të mbështesë harmonizimin e legjislacionit, institucioneve dhe praktikave me standardet e BE-së, duke krijuar kushte më të mira për inovacionin, investimet dhe zhvillimin ekonomik. Nisma vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa vendi vijon negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe synon të forcojë mbrojtjen e markave tregtare, patentave, dizajneve industriale dhe të drejtave të autorit. Drejtoresha...