Një projekt qeveritar shkatërrues për bizneset. Do të rrisë sërish taksën e ndërtesës për qëllime tregtare

Një projekt qeveritar shkatërrues për bizneset. Do të rrisë sërish taksën e ndërtesës për qëllime tregtare

Drafti i ri që po harton qeveria do ta shkatërrojë biznesin. Është një projekt vdekjeprurës që duhet ndaluar, sa nuk është vonë. Nuk dihet kush ia ka futur në vesh qeverisë këtë projekt që do t’i sjellë qeverisë një luftë totale nga të gjithë, edhe nga ata që e kanë mbështetur deri më sot. Ja se çfarë shkruan MONITOR, revista prestigjoze shqiptare: Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, por edhe propozon ndryshim të metodologjisë për llogaritjen...