Nënshkruhet programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi me interesa të ulëta për bizneset e vogla dhe bujqësinë

Nënshkruhet programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi me interesa të ulëta për bizneset e vogla dhe bujqësinë

Nënshkruhet memorandumi mes shtetit-bankave dhe sipërmarrjes për të vënë në zbatim programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi është i bazuar në kredi të buta me fokus tek sektori i bujqësisë dhe tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në fjalën e tij, guvernatori Gent Sejko u bëri thirrje bankave të rrisin vëmendjen ndaj këtyre ndërmarrjeve sidomos në fushën e Bujqësisë ndërsa bizneseve u kërkoi t’u afrohen më shumë bankave. “Prej më shumë se një viti, Banka e Shqipërisë ka miratuar dhe ka vënë në zbatim një Program Financimi për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm, i cili synon reduktimin e kostove të kredisë për këtë segment esencial të ekonomisë shqiptare. Progresi i bërë gjatë dy viteve të fundit është padyshim një premisë inkurajuese. Megjithatë, duke përfituar nga rasti, dëshiroj t’i...