Në 5 muaj u mblodhën 340 miliardë lekë, kryesojnë të ardhurat nga TVSH-ja, institucionet kanë shpenzuar 286.8 mld lekë

Në 5 muaj u mblodhën 340 miliardë lekë, kryesojnë të ardhurat nga TVSH-ja, institucionet kanë shpenzuar 286.8 mld lekë

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Maj 2026 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Maj 2026, arritën në rreth 340.5 miliardë lekë ose me realizim 105.3 % të planit të periudhës.. Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën Janar-Maj 2026, arritën në rreth 286.8 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.8% të planit të periudhës. Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Maj 2026: Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 34.3 miliardë lekë ose 11.2 % më shumë. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajt Janar-Maj 2026, janë në shumën 215.5 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose...