Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit/ Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit/ Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Hyjnë në fuqi në Fletoren Zyrtare, ndryshimet e reja që Qeveria i ka bërë Rregullores së Zhvillimit të Territorit. Ndryshimet prekin procedurat e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, investimet publike, projektet në kompetencë të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), si dhe trajtimin e objekteve që kanë mbetur të papërfunduara për vite me radhë. Një nga elementët më të rëndësishëm të ndryshimeve lidhet me trajtimin e ndërtimeve që kanë mbetur të papërfunduara për më shumë se pesë vjet. Sipas vendimit të ri, zhvilluesit e këtyre projekteve do të kenë mundësi të kërkojnë shtyrje të afatit të lejeve të ndërtimit dhe të riaktivizojnë projektet e bllokuara, me kusht që të paraqesin dokumentacionin e kërkuar dhe të paguajnë detyrimet përkatëse. Sipas rregullores, është parashikuar një periudhë...