Ndryshime në “paqen fiskale”, ekspertët: Udhëzimi i ka përjashtuar bizneset e vogla

Ndryshime në “paqen fiskale”, ekspertët: Udhëzimi i ka përjashtuar bizneset e vogla

Ndonëse në ligj parashikohej që nuk do të kishte kontrolle nga tatimet, udhëzimi i paqes fiskale, i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, sjell disa ndryshime krahasuar me draftimin fillestar të ligjit. “Ka disa ndryshime ku udhëzimi ka bërë disa kufizime nga ligji. Në udhëzim theksohet se tatimet nuk do të kontrollojnë vetëm për çështjen për të cilën subjekti bën aplikimin e marrëveshjes. Një tjetër ndryshim është se marrëveshja nuk zbatohet për subjektet që kanë qarkullim nën 14 milionë lekë të reja. Pra, janë përjashtuar bizneset e vogla. Ligji në fillim i adresohej të gjithëve, ndërsa udhëzimi i adresohet vetëm një pjese të tyre. Ky është një udhëzim i rëndësishëm, sepse nga paqja fiskale duhet të përfitojnë të gjithë”, tha Edvin Stefani, ekspert kontabël. Sipas shembullit...