Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Mbi 20 persona kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre në gjendje kritike, pas përplasjes së dy tramvajeve në qytetin e Gelsenkirchenit, në Gjermani. Sipas informacioneve paraprake, një tramvaj ishte ndalur në një segment të hapur të linjës, kur u godit nga një tramvaj tjetër me pasagjerë. Policia bëri të ditur se rreth 25 persona u plagosën në aksident. Shtatë prej tyre pësuan lëndime të rënda, ndërsa për tre të plagosur gjendja mbetet kritike dhe nuk përjashtohet rreziku për jetën. Të lënduarit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spitalet e zonës. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë ngritur një ekip të posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e përplasjes dhe për të përcaktuar pse tramvaji i...