Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë- Ksamil, në afërsi të vendit të quajtur Manastir. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, turistë spanjollë. Menjëherë ka shkuar në vend ambulanca dhe shërbimet policore. Në urgjencën e Sarandës kanë shkuar dy të plagosur nga aksidenti. Ata janë dy të huaj, Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeç, shtetas spanjollë, që ndodhen në Sarandë për turizëm. Sipas bluzave të bardha mësohet se 24-vjeçari Jove Pibrall Jove është goditur në mes dhe për rrjedhojë është transportuar me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ndërsa 37-vjeçarja Catia Picac është goditur në kokë po do të trajtohet në spitalin e Sarandës....