Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, ja detajet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, ja detajet

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi këtë të mërkurë të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2,5%, duke vlerësuar se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbështetjen e rritjes ekonomike. Vendimi u mor pas shqyrtimit dhe miratimit të Raportit Tremujor të Politikës Monetare, ndërsa guvernatori Gent Sejko deklaroi se ekonomia shqiptare ka vijuar të ruajë një trend pozitiv zhvillimi edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, pavarësisht një mjedisi të jashtëm që mbetet sfidues. Sipas Sejkos, aktiviteti ekonomik ka vijuar të zgjerohet me ritme solide, ndonëse disi më të ulëta se në tremujorin e parë, ndërsa inflacioni është rritur si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve energjetike në tregjet...