Tirana merr kredi, qarqet kursejnë

Tirana merr kredi, qarqet kursejnë

Kursim apo kredi? Shqiptarët po i drejtohen gjithnjë e më shumë bankave, jo vetëm për të ruajtur kursimet, por edhe për të financuar blerjen e banesave, zgjerimin e bizneseve apo investime të reja. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se sistemi bankar po rritet në të dyja drejtimet, si në depozita ashtu edhe në kredi, por ritmi nuk është i njëjtë në të gjithë vendin. Në hartën e huamarrjes, Tirana vazhdon të jetë motori i kreditimit. Portofoli i kredisë arriti në 738 miliardë lekë, rreth 10% më shumë se një vit më parë. Pas saj renditen Durrësi me mbi 62 miliardë lekë dhe Vlora me mbi 20 miliardë lekë. HUAMARRJA SIPAS QARQEVE (mln lek) Huatë 2025 Huatë 2026 Tiranë 670,530 738,304...