Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit

Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit

Çmimi i karburanteve në vendin tonë ka pësuar një rritje të fortë ditët e fundit, duke kapërcyer edhe kufirin e 200 lekëve. Më konkretisht në shumicën e pikave të karburanteve një litër naftë tregtohet aktualisht me 206 lekë, çmimi më i lartë që prej mesit të muajit maj, kur bordi vendosi ta ulë nën 200 lekë. Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila aktualisht shitet me pakicë me 189 lekë, edhe ky një nga çmimet më të larta pas disa javësh. Ndërkohë që gazi është i vetmi produkt që nuk ka pësuar luhatje. Që prej kohës kur u rrit nga rreth 50 lekë në 69 lekë për litër ky produkt nuk ka pësuar më ulje. Më konkretisht çmimet e naftës së papërpunuar u rritën në...