Skema e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori/ Rreth 21 mijë të kualifikuar në fazën e parë të përzgjedhjes, ja detajet nga rezultatet

Skema e mbështetjes në bujqësi dhe blegtori/ Rreth 21 mijë të kualifikuar në fazën e parë të përzgjedhjes, ja detajet nga rezultatet

Janë shpallur fituesit e parë të skemës kombëtare për vitin 2026. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural njofton fermerët që kanë aplikuar për skemat mbështetëse në blegtori dhe bletari, që të kontrollojnë statusin e aplikimit dhe të plotësojnë dokumentet nëse u kërkohet. Rreth 21 mijë blegtorë dhe bletarë janë kualifikuar në këtë fazë të parë të Skemës Kombëtare në Bujqësi dhe Blegtori për këtë vit. Numri më i lartë i përfituesve është tek tufat e të imtave dhe te mbarështimi i bletarisë. Më konkretisht janë 7,234 aplikime për bagëti të imta të kualifikuara, ndjekur nga 7 mijë fitues në bletari, më pas 6,661 aplikime të kualifikuara për tufat e lopëve, dhe vetëm 269 aplikime të kualifikuara për mbarështimin e dosave. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe...