DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Një i vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut. Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas dinamikës fillestare të ngjarjes,...
Burimi:
javanews.al