“Aruba” trondit ndërtimet/ SPAK kërkon gjurmët e parave të drogës në Palasë, Vlorë dhe Tiranë

“Aruba” trondit ndërtimet/ SPAK kërkon gjurmët e parave të drogës në Palasë, Vlorë dhe Tiranë

Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka intensifikuar hetimet për dosjen e njohur si “Aruba”, e cila lidhet me dyshimet për pastrim parash me origjinë nga trafiku ndërkombëtar i drogës përmes investimeve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Gjatë dy ditëve të fundit, me autorizim të Gjykatës së Posaçme, janë kryer kontrolle në ambientet e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), ku hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra dosje që lidhen me kompani të përfshira në hetim dhe me lejet e dhëna për ndërtimin e kullave, resorteve dhe projekteve strategjike. Sipas burimeve, në fokus të hetimit janë gjashtë kompani, të dyshuara se kanë përdorur investimet në sektorin e ndërtimit për të fshehur para të siguruara nga aktiviteti kriminal. Praktikat e sekuestruara lidhen me...