Policia jep detaje për aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një betoniere u përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG-Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër,...
Burimi:
javanews.al