Ina Zhupa i përgjigjet Ballës: Berisha e planifikoi aeroportin e Vlorës në zonën e Levanit, jo në Nartë! Rama…
Deputetja demokrate Ina Zhupa i është përgjigjur kreut të grupit të PS, Taulant Balla i cili në komisionin për Turizmin u shfaq me një dokument në dorë dhe pretendonte se lejet për aeroportin e Vlorës dhe zhvillimin e Zvërnecit janë dhënë nga Sali Berisha. Por, deputetja Zhupa e kundërshton këtë pretendim duke thënë se është një gënjeshtër e Taulant Ballës. Sipas saj, qeveria Berisha nuk ka miratuar plan për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonëm e mbrojtur Akërni/Nartë por në zonën e Levanit. Ajo thotë se qeveria Rama e zhvendosi projektin brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Nartë, duke e futur atë në konflikt me Konventën e Bernës dhe me shqetësimet e shprehura nga Parlamenti Europian për mbrojtjen e biodiversitetit dhe respektimin e standardeve mjedisore europiane....
Burimi:
sot.com.al