Dashnor Sula: Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente, fokus siguria ushqimore dhe mbrojtja nga zjarri
Inspektori i Përgjithshëm zhvilloi një takim me trupat inspektuese në Gjirokastër, ku kërkoi kontrolle të shtuara gjatë sezonit turistik dhe paralajmëroi modernizimin e sistemit të inspektimeve me inteligjencë artificiale. Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilloi një takim me trupat inspektuese të qarkut të Gjirokastrës, ku bëri thirrje për rritjen e vëmendjes dhe forcimin e masave institucionale gjatë sezonit turistik. Sipas tij, prioritet mbetet garantimi i sigurisë ushqimore, mbrojtja e konsumatorit dhe respektimi i standardeve ligjore. Duke e cilësuar Gjirokastrën si një destinacion elitar të turizmit shqiptar, Sula theksoi se rritja e fluksit të vizitorëve kërkon përgjegjshmëri më të lartë institucionale, bashkërendim ndërmjet strukturave dhe kontrolle të orientuara drejt parandalimit të rreziqeve. “Gjirokastra është një nga destinacionet elitare të turizmit shqiptar dhe rritja e numrit të...
Burimi:
sot.com.al