Mijëra qytetarë përfitojnë para nga DIVA, ja si të aplikoni për kompensim

Mijëra qytetarë përfitojnë para nga DIVA, ja si të aplikoni për kompensim

Në muajin mars pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore (DIVA 2025) Ema punonjëse në media rezultoi me tatim të mbipaguar në vlerë 3,172 lekë. Gjatë plotësimit të DIVA 2025, përveç individëve me fëmijë në ngarkim, të cilit iu zbritën nga totali i të ardhurave vjetore, shpenzimet në shumën e 48 mijë lekëve apo për arsimin 120 mijë lekëve, me tatim të mbipaguar rezultuan edhe individë që nuk përfituan zbritje shpenzimesh nga fëmijët. Kjo kategori me tatim të mbipaguar rezultoi, pasi në DIVA iu rillogarit tatimi për të ardhurat vjetore. Pra shuma e tatimit të paguar çdo muaj, rezultoi më e lartë pas rillogaritjes së tatimit vjetor. Në rast se diferenca ishte me vlerë pozitive, edhe kjo kategori, kishte të drejtë që tepricën...