Mbi gjysmë milioni turistë në mars/ Rriten me 10.8% numri i të huajve, konfliktet po zhvendosin turistët drejt Shqipërisë
Në mars hynë mbi 609 mijë shtetas të huaj, 10.8% më shumë se një vit më parë. Një tregues që i dha pak hov turizmit në këto muaj të parë të vitit, ku shifrat tregonin një zbehje të të huajve në vend. Fluksi mbetet i dominuar nga vizitorët europianë, me Evropën Jugore që zë 80% të hyrjeve. Turistët nga Amerika, Afrika dhe Azia Jugore kanë shtuar ardhjet në vendin tonë. Pas nuk mbeten as ata nga Lindja e Mesme, të cilët në këtë tremujor jo vetëm që nuk kanë ulur prurjet në vendin tonë, por i kanë rritur lehtë. Ndërkohë, 97% e të huajve kanë hyrë për qëllime personale, kryesisht turizëm dhe vizita, ndërsa hyrjet për biznes e motive profesionale kanë shënuar rritje të lehtë....
Burimi:
top-channel.tv