Mbi 90% e bizneseve dorëzojnë bilancet në kohë, ndërtimi mbetet sektori me më shumë mangësi

Mbi 90% e bizneseve dorëzojnë bilancet në kohë, ndërtimi mbetet sektori me më shumë mangësi

Mbi 90% e kompanive dorëzojnë tashmë pasqyrat financiare brenda afateve ligjore, ndërsa numri i bilanceve të depozituara është rritur me më shumë se 50% në tre vitet e fundit. Të paktën kështu vlerëson raporti përfundimtar të Bankës Botërore për projektin “Forcimi i Cilësisë së Auditimit dhe Raportimit Financiar” (SQARP). Raporti vlerëson se numri i pasqyrave financiare të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit u rrit nga 20,700 në vitin 2022 në 31,300 në vitin 2025, duke mbuluar 92% të subjekteve që kanë detyrimin ligjor për raportim. Por i njëjti dokument evidenton se kontrollet mbi pasqyrat financiare zbuluan probleme të vazhdueshme në cilësinë e raportimit. Kështu gjatë shqyrtimit pilot të 14 grupeve të pasqyrave financiare, niveli i ulët i përputhshmërisë u konstatua veçanërisht te kompanitë që...