Mbi 500 aplikime për Paketën e Maleve në Tropojë, rritet interesi për turizmin alpin
Bashkia Tropojë po i afrohet përmbylljes së fazës së parë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, program që synon zhvillimin e turizmit malor dhe nxitjen e investimeve në zonat alpine të verilindjes. Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, bëri të ditur se interesi për këtë nismë ka qenë i konsiderueshëm, ku deri tani janë regjistruar mbi 500 aplikime nga qytetarë dhe investitorë të interesuar. “Po punojmë fort edhe me Paketën e Maleve, ku duke ruajtur çdo pronë, trashëgiminë se kujt i përket, por këto prona të mos ngelin pa u krijuar për arsye të ndryshme dhe ne do të punojmë fort që të mos kemi probleme të natyrës që nuk na pëlqejnë.” Sipas Byberit, pas përfundimit të kësaj faze do të vijojë procesi i shqyrtimit...
Burimi:
javanews.al