Delegacionet e biznesit Kinë – SHBA zhvillojnë bisedime mes tyre

Delegacionet e biznesit Kinë – SHBA zhvillojnë bisedime mes tyre

Një delegacion i sipërmarrësve kinezë, i udhëhequr nga Këshilli Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (KKPTN), zhvilloi të premten në Uashington bisedime me Këshillin e Biznesit ShBA-Kinë (KBShK) dhe kompanitë anëtare të tij. Përfaqësuesit e kompanive kineze dhe amerikane nga shumë industri morën pjesë në këtë takim dhe patën shkëmbime aktive. Ren Hongbin, kryetar i KKPTN, deklaroi se konsensusi i rëndësishëm i arritur nga dy krerët e shteteve gjatë takimit të tyre në Pekin ka dhënë udhëzim strategjik për bashkëpunimin praktik midis kompanive të dy vendeve. Duke theksuar se KBShK është një partner i rëndësishëm i KKPTN-së në Shtetet e Bashkuara, Ren tha se të dy organizatat janë njëkohësisht mike me një histori të gjatë dhe partnere në të tashmen. KBShK-ja e ka shfrytëzuar në...