Marrëveshja SHBA-Iran ul çmimet e naftës, rihapet Ngushtica e Hormuzit
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm pas njoftimit të një marrëveshjeje kuadër midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e ndërmjetësuar nga Pakistani. Presidenti Donald Trump deklaroi se kjo marrëveshje do të çojë në rihapjen e rrugës kyçe të transportit detar, Ngushticës së Hormuzit. Menjëherë pas lajmit, nafta Brent, standardi global i naftës, ra me 4.3% duke arritur në 83.55 dollarë për fuçi të hënën, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA shënoi një rënie prej 4.9%, duke u tregtuar me 80.74 dollarë. Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, bëri të ditur se një ceremoni zyrtare nënshkrimi do të mbahet të premten, më 19 qershor, në Zvicër. Nga ana e tij, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, konfirmoi finalizimin e marrëveshjes me SHBA-në gjatë një telefonate në...
Burimi:
kohajone.com