Fatura e flakëve në Europë, mbi 3 miliardë euro humbje
Bota E Hënë, 3 Gusht 2026 21:42 Sipas një analize të Financial Times, valët e të nxehtit dhe zjarret në pyje gjatë këtij viti i kanë shkaktuar kontinentit një kosto që tejkalon 3 miliardë euro, duke nxjerrë në pah pasojat e drejtpërdrejta ekonomike të fenomeneve ekstreme. Që nga fillimi i sezonit të zjarreve janë djegur rreth 5 milionë hektarë tokë. Vetëm në pesë vendet më të prekura të Eurozonës: Francë, Spanjë, Portugali, Greqi dhe Rumani, kostoja e ripyllëzimit dhe restaurimit të zonave të djegura vlerësohet në 3.1 miliardë euro. Shifra tejkalon vlerësimin mesatar vjetor prej 2.5 miliardë eurosh që Komisioni Evropian llogarit për të gjithë Bashkimin Evropian. Në këtë vlerësim nuk përfshihen dëmet në banesa, biznese, të mbjella dhe turizëm, si edhe kostot afatgjata, si...
Burimi:
kohajone.com