Lufta rrit më tej çmimet/ Eksperti i ekonomisë, shpjegon faktorët kryesor: Ndikim, shtrenjtimi i karburanteve dhe…
Shtrenjtimi i çmimeve ka vijuar edhe në maj, duke reflektuar ndikimin nga lufta në Iran. Kjo ka bërë që sipas Instat inflacioni të arrijë në 3%. Kjo shënon normën më të lartë në dy vite e gjysmë si dhe përkon me objektivin e Bankës së Shqipërisë. Ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë dhënë transporti, shërbimet financiare, qiratë, argëtimi e shërbimet, të lidhura edhe me turizmin. I ftuar në nje studio televizive, eksperti i ekonomisë Artur Ribaj u shpreh se kjo ishte një tendencë e paralajmëruar, pasi treguesit ekonomikë kishin sinjalizuar prej kohësh afrimin e inflacionit drejt objektivit prej 3%. Sipas tij, përshpejtimi i këtij procesi është ndikuar nga tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë sjellë efekte të...
Burimi:
sot.com.al