Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh

Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh

Gjashtë aksidente janë shënuar këtë të hënë të gushtit, me pasojë 9 të plagosur dhe një viktimë. Në mesditë, një aksident i rëndë u shënua në aksin rrugor Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Pak minuta më pas, një tjetër aksident zinxhir u regjistrua në autostradën Durrës–Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim të Tiranës. Shtatë automjete u përfshinë në aksident, por, për fat të mirë, u shënuan vetëm dëme materiale, duke shkaktuar gjithashtu radhë të gjata automjetesh. Ndërkohë, një tjetër aksident u shënua rreth orës 13:30 në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në...