Lufta në Lindjen e Mesme trazon ekonominë! Banka e Shqipërisë nuk prek normën e interesit

Lufta në Lindjen e Mesme trazon ekonominë! Banka e Shqipërisë nuk prek normën e interesit

Në një kohë të trazuar për mbarë botën nga lufta në Lindjen e Mesme, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, pavarësisht pritshmërive për rritje të inflacionit mbi 3% që është objektivi, si dhe sinjaleve për ngadalësim të rritjes ekonomike gjatë këtij viti. “Parashikimet sugjerojnë se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore do të shkaktojë një rritje të lehtë dhe të përkohshme të inflacionit mbi objektiv gjatë vitit 2026, si dhe një ngadalësim margjinal të ritmit të rritjes ekonomike në vend”, tha Sejko. Guvernatori Gent Sejko thotë se pasojat në çmime përfshirë edhe në ato të shportës do të ndjehen në muajit e ardhshëm, pasi deri më tani inflacioni ka rezultuar nën objektivin 3%. “Inflacioni...