“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga gazetari Andrea Danglli në A2CNN, ka folur mbi të ardhmen e tij politike dhe sfidat e moshës në drejtimin e partisë dhe vendit nëse do të rizgjidhet kryeministër. I pyetur nga gazetari se ku e sheh veten në shtator të vitit 2029, Berisha u shpreh se primare për të mbetet përballja me pushtetin aktual. “Ato i ka në dorë i Gjithëfuqishmi. E rëndësishme është të bëj gjithçka që të shpëtoj shqiptarët nga kjo narko-diktaturë,” deklaroi kryedemokrati. Teksa gazetari Andrea Danglli i solli në vëmendje se në rast se rizgjidhet kryeministër, ai do të jetë 89 vjeç në përfundim të mandatit, Berisha u përgjigj me optimizëm, duke përdorur edhe shprehje popullore të...