Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci
Mundësia e qeverisë për të ndihmuar bizneset nëpërmjet programit “Dyfisho Sipërmarrjen tënde” shihet me dyshim nga ekspertët e tregut sidomos për sektorët në nevojë si bujqësia. 250 milionë euro kredi e butë, eksperti i ekonomisë Arben Malaj tha se do të jenë të vështira për tu përfituar nga njerëzit që merren me bujqësi pasi bankat e nivelit të dytë nuk rrezikojnë të mbështesin me hua sektorin agrar. Interesi i kredisë nuk do të kalojë normat e 3%. Një mundësi të tillë për sektorin bujqësor u ofrua edhe në vitin 2025 por rezultoi e pasuksesshme pasi fermerët nuk plotësonin kriteret. Edhe pse shteti garantonte deri në 70% të huasë, bankat përsëri kërkonin dokumentacionin financiar dhe garanci për aftësi paguese. Si mënyrë për të vazhduar aktivitetin e...
Burimi:
top-channel.tv