Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë
Publikohet lista e aplikimeve fituese dhe jo fituese të fazës së parë për programin social “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, i njohur ndryshe si programi i kredive të buta. Në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë disponohen të dyja listat, si të aplikimeve fituese, ku rezultojnë 2871 persona, ashtu edhe ato jofituese, që janë 1538 persona. Programi mbështetet në ligjin “Për strehimin social” dhe në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, datë 26 shkurt 2026, për miratimin e sistemit të pikëzimit, nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave, nivelit të kreditimit dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë individët apo familjet për t’u trajtuar me këtë skemë. Në njoftim sqarohet se për individët që kanë aplikuar brenda së njëjtës certifikatë familjare, dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm nga njëri...
Burimi:
syri.net