Korea e Jugut kryeson importin e mjeteve në Shqipëri, gati 50% e makinave të reja të regjistruara janë elektrike
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi vendet e origjinës së mjeteve të regjistruara në Shqipëri. Sipas DPSHTRR- së, për periudhën Janar- Prill 2026, Republika e Koresë renditet në vendin e parë për numrin e mjeteve të regjistruara në vend, duke zënë 24.1% të totalit. Pas saj vjen Kina me 18.3%, ndërsa Gjermania mban vendin e tretë me 12.4% të totalit të mjeteve të regjistruara. Më pas renditet Italia me 11.9%, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë 7.6% të totalit. Në listën e vendeve kryesore renditet edhe Zvicra me 7.1%. Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të interesit nga ana e qytetarëve për automjetet elektrike në tregun shqiptar. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë...
Burimi:
sot.com.al