Kompensimi 10% i fermerëve nis më 1 korrik, Tatimet: Vlera nga faturat e gjeneruara deri tani, 10.7 mln €
Nga 1 korriku të gjithë fermerët që i kanë shitur produktet e tyre tek bizneset e mëdha me TVSH, si agroturizma, grumbullues apo agropërpunues, do mund të kërkojnë kompensimin 10% për faturat e tyre. Administrata Tatimore sqaron edhe një herë se për të përfituar kompensimin fermerët duhet të sigurohen që kanë marrë faturë të fiskalizuar nga blerësi. “Për të përfituar kompensimin, sigurohuni të kërkoni faturën tatimore të fiskalizuar për çdo shitje të produkteve bujqësore. Kjo faturë është dokumenti që ju garanton të drejtën për kompensim sipas ligjit”, thuhet në njoftim. Për 5-mujorin e parë të vitit, Administrata Tatimore thotë se vlera e kompensimit që mund të përfitojnë fermerët është rreth 10.7 milionë euro, bazuar në faturat e gjeneruara deri më tani. Kompensimi bazohet i gjithi...
Burimi:
sot.com.al