Berisha: Druaj shumë se, kështjella mund të jetë e Edi Ramës dhe jo e Ermal Beqirit. Protestat janë të ligjshme, kjo…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat dje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të SPAK dhe reformës territoriale, ndërsa u ndal edhe te çështja e pasurive të Ermal Beqirit në Francë. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për hetimet në lidhje me pasuritë e Ermal Beqirit, Berisha ngriti dyshime se ato mund të lidhen me kryeministrin. ‘Hetimi duhet të jetë nëse kështjella është e Ermal Beqirit apo e Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Ju e patë, kishte kështjellë, jahte dhe avion. Druaj shumë, megjithatë hetimet do ta tregojnë, se kështjella mund të jetë e Edi Ramës, pasi ai nuk mund të toleronte në rrethin e tij kështjellarë të tjerë përveç vetes’,...
Burimi:
sot.com.al