Jo vetëm të BE, turizmi po rrit dhe bujqësinë e fqinjëve/ Zgjerohen importet e ushqimeve nga rajoni

Jo vetëm të BE, turizmi po rrit dhe bujqësinë e fqinjëve/ Zgjerohen importet e ushqimeve nga rajoni

Teksa prodhimi vendas bujqësor po thellon rënien nga viti në viti, kërkesa në rritje për ushqime po nxit jo vetëm ekonominë e Bashkimit Europian, por dhe atë të vendeve fqinjë. Të dhënat e INSTAT për 6-mujorin e parë 2026 tregojnë se importet e ushqimeve në sasi pësuan rritje vjetore me 14%, teksa importet Kroacia dhe Moldavia sollën shtesën më të madhe, kryesisht nga sasitë më të lartë të drithërave dhe zarzavateve. Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme, importet nga vendet e përfshira në tabelë arritën në rreth 716 mijë tonë, nga 628.2 mijë tonë në janar–qershor 2025, ose 14% më shumë . Rritja nuk ka ardhur vetëm nga partnerët tradicionalë tregtarë, por edhe nga një shtim i shpejtë i importeve nga disa vende që...