Izolim muresh, çati të reja dhe pajisje! Ja ndërhyrjet që do të financohen për familjet në varfëri energjetike
Krijimi i një mekanizmi të dedikuar financimi për përmirësimin e eficiencës së energjisë në banesat e familjeve që jetojnë në varfëri energjetike. Masa parashikohet në Planin Kombëtar të Veprimit për Varfërinë Energjetike 2026–2030, i cili synon të zhvendosë fokusin nga mbështetja vetëm për pagesën e faturave të energjisë drejt investimeve që ulin konsumin dhe kostot në afatgjatë. Sipas dokumentit, do të krijohet Fondi Kombëtar i Eficiencës së Energjisë, i cili do të mbështesë financiarisht familjet e identifikuara si në varfëri energjetike. Financimi synon të mbulojë ndërhyrje për përmirësimin e performancës energjetike të banesave, duke përfshirë izolimin termik të mureve dhe çative, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, modernizimin e sistemeve të ngrohjes, si edhe masa të tjera që reduktojnë humbjet e energjisë. Plani parashikon gjithashtu mbështetje...
Burimi:
javanews.al