INSTAT: Inflacioni u rrit në prill, ndikimi kryesor nga nafta
Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë muajit prill, duke arritur në 2.8%, niveli më i lartë i regjistruar në dy vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të karburanteve, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostove të transportit dhe të produkteve të tjera në treg. Norma e inflacionit është rritur nga 2.6% në mars në 2.8% në prill, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja e çmimeve të karburanteve ka pasur efekt zinxhir në disa kategori të shpenzimeve. Në sektorin e transportit, çmimet janë rritur me 8.5% në bazë vjetore dhe me rreth 1% vetëm gjatë muajit prill. Ndërkohë, nafta në treg është shitur rreth 200 lekë...
Burimi:
sot.com.al