Harroni dokumentet! E-Albania zyrtarisht jashtë funksionit për 3 ditë
Harroni dokumentet! E-Albania do të jetë jashtë funksionit për ca ditë. Portali e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik, thuhet në njoftimin zyrtar. “Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik. Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën: 15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00. Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.” Prej dy ditësh, shumë qytetarë janë ankuar se nuk po aksesojnë dot e-Albania për të marrë dokumente bazë, si certifikata personale apo familjare. Kjo ka bllokuar edhe aplikime të tjera që kërkojnë këto dokumente,...
Burimi:
syri.net