Hapen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë, 5.2 mld lekë financim! Blegtorët përfitojnë më shumë për tufat…
Ministria e Bujqësisë ka hapur sot aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë për këtë vit, duke iu dhënë mundësi fermerëve për të përfituar mbështetje për bagëtitë, bletarinë apo edhe të mbjellat. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo skemë është një hap konkret për të mbështetur prodhimin vendas. “Një tjetër hap konkret për të mbështetur prodhimin vendas, formalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare”, shkruan Rama. Ministri i bujqësisë, Andis Salla u bën thirrje fermerëve që të aplikojnë përmes portalit e-Albania për të përfituar për 12 masa mbështetesë që ofrohen me skemën e re kombëtare. “Sëbashku krijuam skemën kombëtare. Është koha të aplikoni për 12 masa mbështetëse. Më 25 maj hapim...
Burimi:
sot.com.al