Garën e Ballkanit për të ardhurat për frymë po e fiton Serbia, Mali i Zi i dyti, ja ku renditet Shqipëria
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re rritjeje. Ky proces konvergjence me standardet e Bashkimit Europian po diktohet nga një sërë faktorësh strukturorë që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka konsideruar si kritikë për qëndrueshmërinë afatgjatë. Sipas bazës së të dhënave të Fondit, Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë listën me të ardhurat më të larta për frymë, përkatësisht me 17,252 dhe 16,377 dollarë sipas projeksioneve të këtij viti. Ky dominim shpjegohet me suksesin e Serbisë në thithjen e industrive prodhuese dhe modernizimin e infrastrukturës, ndërsa Mali i Zi përfiton nga pozicionimi si një qendër elitare e turizmit mesdhetar. Shqipëria, sipas projeksioneve, pozicionohet e treta në rajon me 12,493 USD për frymë, duke tejkaluar Maqedoninë...
Burimi:
syri.net