Fundi i periudhës së “artë”, fitimet e ekonomisë shqiptare bien me 12% në 2025

Fundi i periudhës së “artë”, fitimet e ekonomisë shqiptare bien me 12% në 2025

Pas një rritjeje të ndjeshme në vitet që pasuan pandeminë, fitimi operativ bruto i ekonomisë shqiptare ka hyrë në një fazë rënieje gjatë vitit 2025. Sipas “Monitor”, fitimi operativ bruto përfaqëson të ardhurat që u mbeten prodhuesve nga aktiviteti ekonomik, pasi janë shlyer pagat e punonjësve dhe kostot e prodhimit. Ky tregues konsiderohet si matësi kryesor i të ardhurave nga kapitali dhe i kapacitetit të ekonomisë për të gjeneruar fitime dhe investime. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja më e lartë u regjistrua në vitin 2022, kur fitimi operativ bruto arriti në 726.3 miliardë lekë, duke shënuar një zgjerim vjetor prej 45.4%. Kjo prirje pozitive vazhdoi edhe gjatë viteve 2023 dhe 2024, duke kulmuar në 894.9 miliardë lekë në vitin 2024, niveli më i...